Studimi/ Armando Broja është transferimi i sukseshëm i verës në Premier League, ka koston më të ulët për pikët që i ka dhënë klubit

Armando Broja po përjeton një sezon debutues të suksesshëm në Premier League. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë tre gola deri më tani, duke qenë mjaft produktiv në fushën e lojës në krahasim me minutazhin që i është dhënë. Një transferim i zgjuar për Southampton-in, të cilin e justifikojnë edhe statistikat.

Sipas një studimi të fundit, Broja është transferimi me më pak kosto në krahasim me pikët e dhëna për sa i përket merkatos së verës. Lojtari 20-vjeçar paguhet me një pagë mujore prej 0.1275 milionë paundësh, ndërsa deri më tani ka ndihmuar skuadrën të grumbullojë plot 12 pikë në ndeshjet ku ka qenë i përfshirë në Premier League.

Kështu Broja rezulton me një kosto për pikë prej 10,265 paundësh. E përkthyer ndryshe djaloshi i Kombëtares kuqezi është paguar deri më tani 10,265 paund për çdo pikë që i ka dhënë Southampton-it. Vlera më e ulët kjo në të gjitha transferimet e verës në Premier League./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online