Rinovimi i kontratës mbetet një sfidë, Tare: Strakosha mund të japi shumë për ketë ekip, shenjë e mirë reagimi i tifozëve

E ardhmja e Tomas Strakoshës vazhdon të mbetet një dilemë. Portierit shqiptar i skadon kontrata në fund të sezonit dhe rinovimi duket një sfidë për klubin e Lacios. Gardiani i bardhekaltërve ka humbur vendin e tij si titullar në skuadër, prandaj sheh largimin si alternativën më të mirë. Por mendim të kundërt ka Igli Tare. Drejtori sportiv shqiptar ka folur për mikrofonin e “Sky Sport“ përpara përballjes kundër Gallatasarait, ku është shprehur se Strakosha mund të japi ende shumë për Lacion.

“Është e vështirë të gjykosh. Ai ka bërë një rrugëtim të rëndësishëm, duke kaluar 10 vitet e fundit me këtë klub. Gabimi në Stamboll mund të ndodhë, por reagimi i tifozëve ishte një shenjë e mirë. Ai ka hequr një peshë të rëndësishme dhe ka treguar se mund të japë ende shumë për këtë ekip”, është shprehur Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online