Zbulohet prapaskena, Ramsej ka refuzuar dy gjigantë botërorë për Juven

Aron Ramsej u zyrtarizua ditën e hënë si lojtari më i ri i Juventusit. Uellsiani bëri prezantimin e tij me fanellën bardhezi, ku duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e kampionëve të Italisë.

Mesfushori do të afrohet në Torino me parametra zero, pasi kontrata e tij me Arsenalin përfundon në muajin qershor. Për shërbimet e 28-vjeçarit, ishin dhe disa ekipe të tjera në garë përveç “Zonjës së vjetër” dhe tashmë që çdo gjë është mbyllur, “BBC Sport” raporton një prapaskenë, lidhur me kalimin e Ramsejt te Juventus.

Sipas gjigantit britanik, mesfushori uellsian ka refuzuar oferta edhe nga Reali i Madridit e Barcelona. Thuhet se Ramsej ka diskutuar me dy ekipet më të mëdha në Spanjë për një kalim të mundshëm në verë në vendin iberik, por me sa duket, preferenca kryesore e tij ka qenë vetëm Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *