Zbulohet prapaskena/ Juventusi dha 42 milionë euro për Elseid Hysajn, ish-kapiteni i Napolit: U treguam të çmendur!

Elseid Hysaj po rikthehet në periudhën më të mirë të karrierës te Napoli falë besimit të madh që i ka ofruar Gatuzo. Madje duke shënuar edhe golin e parë në Seria A me një goditje nga distanca. Megjithatë mbrojtësi shkodran vinte pas një periudhe të vështirë në karrierë, aq sa u kthye në kryeqendër të talljeve të tifozëve të Napolit me largimin që dukej i sigurt.

Ri ngritja e Hysajt i ka çuditur të gjithë në Itali, duke i sjellë në kujtesë mbrojtësin që do të transferohej nga Empoli dhe do të luante në nivelet më të larta. Antonio Corbo ka zbuluar edhe një prapaskenë për “Canale 8”: “Përpara dy vjetësh Juventusi ofroi 42 milionë për Hysajn”. Ndërkohë e menjëhershme do të ishte kundërpërgjigja nga ana e Francesko Montervinos, ish-kapitenit të Napolit: “Kemi qenë të çmendur që nuk e kemi shitur”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online