Enea Mihajn e kërkojnë në Gjermani, mbrojtësi i Kombëtares që ndizet ndaj Olimpiakosit

Enea Mihaj do të kalonte nga Panetolikosi te PAOK për të bërë një lëvizje të madhe në karrierë, pasi po i bashkohej kampionëve të Greqisë. Por rruga nuk do të ishte aspak e lehtë për këtë mbrojtës pasi trajneri Ferrara e ka mbajtur në pjesën më të madhe të ndeshjeve në stol.

Disi e çuditshme, por në të dyja rastet që Mihaj është ndezur ka rezultuar kundër kampionëve të këtij sezoni në Greqi, Olimpiakosit. Këta të fundit i numërojnë humbjet me gishtat e njërës dorë, ndërsa dy të tilla i vijnë pikërisht nga protagonizmi i Mihajt.

Fillimisht në Kupë ku mbrojtësi shqiptar fitoi penalltinë për ta vulosur takimin në 3-2 dhe në përballjen e fundit ku realizoi golin e vetëm në atë fitore 0-1. Në mediat greke është raportuar se një interesim konkret ka për Mihajn nga ana e një ekipi nga Gjermania, emri i së cilit nuk bëhet ende publik. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online