Nervat e futbollit bëjnë që ndonjëherë të kemi përplasje midis legjendave të cilët e respektojnë shumë njëri-tjetrin. Në ndeshjen mes Bayern Munich dhe Barcelona, e përfunduar 3-0 në favor të bavarezëve ka ndodhur një debat midis portierit gjerman Manuel Neuer dhe trajnerit të Barcelonës Xavi Hernandez.
Gjithçka nisi kur Xavi kërkoi një karton të verdhë për një lojtar të Bayernit, por u përball menjëherë me stolin e këtyre të fundit. Ishte Manuel Neuer që i tha Xavit të kthehej në zonën e kufizuar dhe të ndalte pretendimin e tij. “Ej ti, hesht, hesht”- mësohet të kenë thënë Neuer duke i drejtuar gishtin Xavit për tu kthyer në zonën e kufizuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/