Duket e pamundur, Shevcenko: Të mbijetoj me këtë ekip në Serinë A është si të fitojë Champions League

Pas një aventure relativisht të mirë tek stoli i Kombëtares së Ukrainës, Andriy Shevchenko testoi veten në Seria A, në pankinën e Genoas. Megjithatë, aventura në këtë skuadër nuk duket aspak e lehtë për ukrainasin, teksa pësoi një tjetër humbje ditën e djeshme.
Tashmë Genoa ndodhet në vendin e parafundit me vetëm 10 pikë. I intervistuar disfatës së djeshme ndaj Sampdorias, Shevçenko deklaroi se objektivi i vetëm i skuadrës është të shpëtojë rënien nga kategoria, madje e ka krahasuar këtë target njësoj si fitimin e Uefa Champions League.

“Kur erdha këtu e dija kalendarin shumë mirë, por asnjeherë nuk u ankova. Megjithatë po vuajmë shumë me lojtarët që janë të dëmtuar. Me rikthimin e Destros gjetëm golin. Të shpëtojmë Genoan nga rënia është si të fitojmë Uefa Champions League. Kemi shumë mundësi për ta arrirë dhe do të bëjmë te pamundurën për t’ia dalë.”- dekalroi Shevçenko. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online