Shumëkush mund ta kishte menduar se Xhixhi Bufon e kishte mbyllur aventurën e tij në futbollin e ashtuquajtur të madh dhe mund të kërkonte një aventurë në Amerikë apo në Kinë, që janë dhe destinacionet më të preferuar nga lojtarët që janë në fund të karrierës. Normalisht, këto zgjedhjen bëhen për të përfituar sa më shumë, por kur kjo mundësi të jepet në Europë dhe për më tepër nga një skuadër që pretendon Championsin, normalisht nuk mund t’i thuash “jo”.
PSG i ofroi një mundësi Bufonit për ta tentuar ndoshta për të fundit herë trofeun më të madh kontinental për klube. Sigurisht që ish-portieri i Italisë mund të kishte qëndruar dhe në Torino për këtë tentativë, por ka pasur një arsye shumë madhore për t’u zhvendosur në Paris.
E pabesueshme rroga e “gardianit”, pasi arrin gati në 5 milion euro në vit. Një shifër shumë e lartë, duke marrë në konsideratë faktin se po flasim për një portier. Bufon do të përfitojë 410,000 euro neto në muaj, ose rreth 4.92 milion euro në vit. Shira të frikshme për një portier 40-vjeçar, por sheikët e Parisit duket se duan me çdo kusht që të përfitojnë nga eksperienca e Bufonit, por dhe performancë e tij ka treguar se ende nuk e kanë lënë gjunjët dhe mund të japë ende nga vetja në nivele të larta.