Zbulohet lista, Daja merr 3 të rinj në Slloveni

23 futbollistë do të nisen nesër për në Roganska. Me grupin do të jenë edhe tre lojtarë nga ekipi U-19

Skënderbeu do të niset nesër në mëngjes drejt Sllovenisë me 23 futbollistë, por edhe me një staf të madh drejtuesish. Pritet të jenë 35 vetë në këtë udhëtim, ku veç lojtarëve të ekipit të parë, stafit drejtues, teknik dhe atij mjekësor, do të jenë edhe tre lojtarë të rinj, të cilët do të bëjnë fazën me Skënderbeun në Roganska. Një pjesë tjetër e lojtarëve do të mbërrijnë me vonesë në destinacionin slloven, ku korçarët do të stërviten nga data 8 qershor deri më 22 qershor, pra plot 15 ditë. Stafi drejtues udhëhiqet nga presidenti Ardjan Takaj, i cili mësohet se nuk do të qëndrojë gjatë gjithë kohës me të tijtë në Slloveni. Për futbollistët duhet thënë se në ditët e para do të mungojnë me arsye emra të tillë si Xhejms Adeni, Liridon Latifi dhe Orges Shehi. Dy të fundit janë të grumbulluar me Kombëtaren kuqezi, kurse Xhejms ndodhet pranë familjes së Nigeri. Po ashtu, edhe Nimaga, me shumë mundësi, do të bashkohet me ekipin ditët në vazhdim, ashtu si dhe Marko Radas. Janë mungesa, që e shqetësojnë disi trajnerin Ilir Daja, por në këtë periudhë janë normale, për shkak të periudhës së shkurtër, që Skënderbeu ka pasur në dispozicion për të pushuar.

RISIA – Në listën prej 23 lojtarësh bien në sy tre emra të rinj. Bëhet fjalë për tre futbollistë të ekipit U-19, të drejtuar nga trajneri Jani Kaçi, që janë thirrur nga stafi teknik i Skënderbeut. Uerdi Mara, Anteo Osmanllari dhe Jorgo Pëllumbi janë tre lojtarët, të cilët do të fitojnë një përvojë të re në këtë grumbullim. Mungon i riu tjetër i talentuar Gerti Kote. Ky është Skënderbeu i ri, që do të nisë përgatitjet për një përfaqësim sa më dinjitoz në Europa League, por nuk është Skënderbeu përfundimtar, pasi ditët në vazhdim do të bëhen të tjera afrime dhe më pas do të ketë edhe largime.    

Lista e Sllovenisë

1.Orges Shehi             

2.Erjon Llapanji

3.Aldo Teqja

4.Tefik Osmani

5.Kristi Vangjeli

6.Marko Radas

7.Bajram Jashanica

8.Gledi Mici

9.Reza Karimi

10.Bruno Lulaj

11.Xhefri Bushi

12.Leonit Abazi

13.Sabjen Lilaj

14.Bakari Nimaga

15.Donjet Shkodra

16.Bruno Dita

17.Liridon Latifi

18.Nazmi Gripshi

19.Enis Gavazaj

20.Xhejms Adeni

21.Anteo Osmanllari

22.Jorgo Pëllumbi

23.Uerdi Mara

 

Stafi drejtues

1.Ardjan Takaj (president)

2.Arlind Boshku (zv/president)

3.Gerhard Takaj (menaxher i përgjithshëm)

4.Ilirjan Përmeti (shef klubi)

 

Stafi teknik

1.Ilir Daja (trajner)

2.Ardian Mema (zv/trajner)

3.Gentjan Liçi (zv/trajner)

4.Ilir Bozhiqi (trajner portierësh)

4.Iris Selimi (përgatitës atletik)

 

Stafi mjekësor

1.Jorgo Pantazi (mjek)

2.Gëzim Qyli (fizioterapist)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *