Moxhi: Në janar gjejmë sulmues, nuk vazhdohet kështu

0

Italiani flet pa doreza: Na mungon numri 9. Situata e sulmuesit nuk mund të vazhdojë më kështu. Nëse nuk rikuperohet do të gjejmë zgjidhje, të ndryshme nga ajo e deritanishmja

Përplasjet e forta dhe vendimet e ashpra nuk i kanë munguar gjithë jetën, sigurisht që një “ujk” si Luçiano Moxhi nuk mund të ndryshojë në moshën 80-vjeçare. Drejtori i Partizanit pas mbledhjes së djeshme ka folur ashpër dhe pa doreza për sulmuesin Edgar Çani. 28-vjeçari u kthye në kryefjalë edhe pas mbledhjes së rëndësishme të zhvilluar ditën e djeshme. Ishte vetë Moxhi që e nisi bisedën për të.

MOXHI – Humbja ndaj Flamurtarit, sipas Moxhit, i shkon mungesës së një sulmuesi të mirëfilltë në skuadër. “Sa i përket ndeshjes së djeshme duhet të them që na mungon një sulmues. Dëmtimi i Çanit kushtëzon të gjithë skuadrën. Nëse e pate dje(të dielën) dukej qartë dhe unë mendoj se ky është një problem i rritjes së skuadrës. Nuk mendoj se dikush mund të thotë veçanërisht për pjesën e pare se skuadra nuk bëri lojë të mirë. Fatkeqësisht ata bënë një gjuajtje dhe bënë gol dhe ne vuajtëm rikuperimin e rezultatit edhe pse në shtëpinë tonë”, – shprehet fillimisht Moxhi. Më tej, italiani vazhdon duke shpalosur planet e merkatos së janarit dhe fut zyrtarisht skuadrën në gjetjen e një lojtari sulmues pykë. “Duhet të them se kjo skuadër do të normalizohet në janar. Do të kërkojmë një sulmues pykë. Tani do të përpiqemi të bëjmë sa më shumë pike të jetë e mundur për të shkuar në një zonë të volitshme për finalen e kampionatit. Nëse Çani nuk rikuperon kthehet në një problem dhe problemin do të mundohemi ta zgjidhim në ndonjë mënyrë. Kjo është pika më kryesore. Dje pësuam një gol dhe nuk mundem të rikuperojmë sepse mungon sulmuesi kryesor, finalizuesi ai që përkthen në gol të gjithë lojën e skuadrës”, – sqaron Moxhi në lidhje me Çanin. Më tej, Drejtori i Partizanit pyetet në lidhje me titullin kampion, por del sërish te sulmuesi. “Nuk dua të flas për kampion ose jo kampion, e sigurt është që do e çojmë në rrugën e duhur. Do te gjejmë edhe një sulmues. Do te gjejmë edhe një zgjidhje për situatën e Çanit që nuk mund të shkojë më kështu. Unë kam respekt për të si person dhe respekti ndaj tij do të mbetet, por nëse flasim profesionalisht atëherë duhet bërë një diskutim tjetër dhe unë tani do të përpiqem të flas në një tjetër gjuhë”, – përfundoi Moxhi për mediat.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.