Zbulohet axhenda, korçarët fluturojnë nga Shkupi në Çeki

0

 

Sot skuadra do të udhëtojë drejt kryeqyteti maqedonas dhe nesër në mëngjes drejt Pragës. Një udhëtim më komod këtë herë për juglindorët

Leonard Trebicka

Skënderbeu nuk do të niset as nga Rinasi, por as nga Selaniku, siç ishte thënë ditët e fundit. Vendimi më i fundit i klubit korçar është se skuadra do të niset sot për në Shkup, nga ku do të fluturojë në drejtim të Pragës. Ditët e fundit, drejtuesit e ekipit ishin duke kërkuar udhëtimin më të përshtatshëm dhe e gjetën atë nëpërmjet Maqedonisë fqinje. Në Selanik nuk kishte vende të lira për udhëtimin drejt Çekisë dhe kjo i detyroi korçarët të gjenin mundësi të tjera, ku më e mira është kjo nga kryeqyteti maqedonas. Skënderbeu këtë herë ka qenë edhe me pak fat për sa i përket udhëtimit, pasi në dy ndeshjet e para të Europa League iu desh të udhëtonte drejt Andorrës dhe Kazakistanit shumë gjatë. Kanë qenë udhëtime sfilitëse dhe shumë të gjata për lojtarët e Skënderbeut. Dhe drejtuesit e tij e gjetën zgjidhjen më të mirë këtë herë, teksa sot do të mbyllin stërvitjen e fundit dhe më pas do të nisen drejt Shkupit. Një udhëtim i shkurtër dhe i shpejtë, që do të nisë në orën 15:00 dhe do të përfundojë atje rreth orës 17:30. Skënderbeu do të gdhihet po në Shkup, ndërsa në orën 4 do të niset avioni për në Pragë. Fluturimi do të do të zgjatë vetëm 1 orë e 50 minuta. Udhëtimi për në qytetin ku luhet ndeshja, në Boleslav, do të bëhet me autobus, por do të zgjatë më pak se një orë. Më pas, axhenda e Skënderbeut do të jetë e zakonshme, si përpara ndeshjeve të tjera të Europa League. Së pari do të akomodohet në hotel, më aps do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orarin e ndeshjes. Këto janë detajet, që janë mësuar dje nga klubi i Skënderbeut, ku për lodhje këtë herë nuk bëhet fjalë, sepse rruga është e shkurtër dhe do të jetë po kaq komode edhe në kthim.

Korçarët kanë zgjedhur Shkupin, që gjithashtu është një itinerar më i lirë. Zgjedhje e duhur e drejtuesve të klubit.   

Axhenda e Skënderbeut

25 korrik 2017

Ora 11:00 Stërvitja e fundit në stadiumin “Skënderbeu”

Ora 12:30 Mbyllja e stërvitjes dhe dreka në Korçë

Ora 15:00 Nisja nga Korça drejt Shkupit dhe akomodimi në qytetin maqedonas

26 korrik 2017

Ora 04:10 Nisja nga Aeroporti i Shkupit drejt Pragës

Ora 06:00 Mbërritja në Pragë

Ora 07:00 Nisja nga Praga drejt Boleslavit, 44 km, dhe akomodimi në hotel  

Ora 17:30 Mbërritja në stadiumin “Mestski” dhe konferencë shtypi e trajnerit Daja dhe portierit Shehi

Ora 18:00 Stërvitja e fundit në stadium për 60 minuta

Ora 20:00 Kthimi në hotel dhe pritja për ndeshjen

27 korrik 2017

Ora 18:00 Ndeshja Mlada Boleslav-Skënderbeu

Ora 20:00 Përfundimit i ndeshjes dhe konferenca e shtypit pas saj

Ora 22:00 Nisja nga Çekia në drejtim të Shqipërisë

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.