Zbulohet “armiku”, Lipi i hoqi De Biazit stolin e Italisë!

“E di shumë mirë se kush më vuri bastunin në gomë, por nuk dua ta them tani…”. Xhani de Biazi nuk e ka zbuluar kurrë, por i djeg ende që pikërisht në majën e tij si trajner, duke çuar Shqipërinë në Europianin Francë 2016, nuk arriti të ulej në stolin e Italisë, të lënë jetim nga Antonio Konte. Atë pakinë e mori Xhan Piero Ventura, por pasi një person ndërhyri në federatë, duke prishur akordin që Tavekio, presidenti aktual i federatës italiane, kishte me De Biazin…

Lipi do të zgjidhej drejtor teknik i FIGC por, në fund, ai nuk pranoi dhe zgjodhi të vijonte projektin e tij miliarder në Kinë, teksa njoftoi Tavekion se Ventura ishte i duhuri, pasi pikërisht ish-trajneri i Juves e kishte zgjedhur. Tavekio kishte dyshime, por në fund pranoi, ose më saktë, u detyrua që të mos ndryshonte asgjë, duke kursyer edhe në rrogë, pasi Ventura pranoi një rrogë minimale, teksa edhe për De Biazin thuajse 1,2 milionë eurot do të ishin të mjaftueshme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online