Zbulohen shifrat, Gavazaj huazohet me opsion blerjeje

Zbulohen prapaskenat e transferimit të Enis Gavazajt te Jenisej Krasnojarsk. Lojtari i larguar nga Skënderbeu, do të provojë aventurën në Premierligën ruse, megjithatë ai ende nuk është zyrtarisht i shitur.

Kjo për faktin se në akordin ndërmjet dy klubeve, 23-vjeçari është transferuar në skuadrën e qytetit të Siberisë në formë huazimi për një vit, ndërsa “Sport Ekspres” zbulon se në marrëveshje parashikohet edhe opsioni i blerjes për 600 mijë euro nga Jeniseji.

Burime pranë klubit korçar bën të ditur se për momentin në arkat e Skënderbeut nuk do të hyjnë të ardhura, pasi përfitimet financiare do të vijnë vetëm pasi në ekipin nga qyteti i Krasnojarskut do të binden nga paraqitjet e mesfushorit dhe do ta blejnë.

Enis Gavazaj është lojtari i tretë i larguar në merkaton e verës nga klubi, me korçarët që e uruan zyrtarisht për transferimin në Rusi dhe e falënderuan për atë që lojtari ka dhënë gjatë dy viteve me skuadrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online