Zbulohen emrat e klubeve që po vëzhgojnë Myrto Uzunin, ka interesim nga Anglia dhe Spanja

Myrto Uzuni ka tërhequr interes mjaft të madh në Europë me paraqitjet e bëra në sezonin e shkuar. Sulmuesi shqiptar u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar në La Liga 2, ku ishte faktori kryesor që ngjiti Granadën në elitën e futbollit spanjoll. “El Ideal” ka zbuluar emrat e klubeve që interesohen për shërbimet e lojtarit beratas.

Southampton-i në Championship dhe Reims-i në Ligue 1 janë dy klubet që po mbajnë në vëzhgim Uzunin, së bashku me dy ekipe të tjera nga Arabia Saudite. Megjithatë, ende nuk ka asgjë ofertë zyrtare në zyrën e drejtuesëve të Granadës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online