Ymeraj frenon festën: Mbijetesa mbetet synimi i Kamzës

Mesfushori i Kamzës, Ersil Ymeraj, është një ndër zbulimet e kampionatit, sepse po shkëlqen dhe po tregon se kapërcimi nga Kategoria e Parë në Superiore nuk është edhe aq i vështirë.

Pas fitores së bukur në Durrës, Ymeraj foli për Gol pas goli në Supersport, duke u treguar mjaft i matur, ashtu si trajneri Ndreu.

“Ishim përgatitur për ta fituar këtë ndeshje, e dimë mirë që jemi të fortë dhe ia dolëm. Barazuam në fazën e parë, por jemi duke u rritur nga ndeshja në ndeshje dhe e merituam fitoren.

“Renditja dhe rivalët? Në radhë të parë, duam sa më shumë pikë që të sigurojmë mbijetesën, pastaj do të shohim për më lart”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *