Futbollisti i Kastriotit, Ersil Ymeraj ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij përballë Kamzës, duke shënuar golin e vetëm të sfidës. Ymeraj luajti si një “ish” në këtë sfidë dhe pas ndeshjes, foli për “Supersport”, ku u shpreh:
NDESHJA – “Ishte një ndeshje e vlerësuar maksimalisht dhe e kishim përgatitur gjatë gjithë javës. E kisha menduar dhe më përpara që nëse do të shënoja nuk do të festoja”.
TIRANA – “Do të bëj tifo me Tiranën, shpresoj që të marrin një fitore dhe Luftëtari të ngelet me aq pikë sa ka”.
SITUATA NË EKIP – “Jemi një grup me çuna të rinj dhe të gjithë vrapojmë. Të gjithë duan të tregojnë vlerat e tyre dhe po bëjmë mirë deri më tani”.
NDESHJA SI “ISH” – “Në momentin e nxehjes kisha disa emocione, pasi kam luajtur për shumë vite te Kamza. Por gjatë lojës, emocionet ikën dhe dhashë maksimumin tim për Kastriotin”,- u shpreh Ymeraj.