“Don Balon” ka zbuluar një informacion të pabesueshëm nga merkatoja e verës. Sipas këtij portali, që njihet për prapaskenat e merkatos që zbardh shpesh, sulmuesi Aleksis Sançez ka qenë pranë transferimit te Real Madrid në orët e fundit të merkatos së verës. Ka qenë menaxheri i lojtarit ai që ka folur me drejtuesit e klubit madrilen, duke kërkuar 75 milionë euro për shërbimet e kilianit. Shkurt, i bie po aq sa ka ofruar edhe Mançester Siti i Pep Guardiolës, diçka më shumë, por në fund ka reaguar vetë trajneri i Realit, Zinedin Zidan. Francezi ka refuzuar me argumentin se lojtari pas një viti mund të merret falas.