Ylber Ramadani niset drejt Serisë A, trajneri i Aberden uron që të mos jetë e vërtetë: Ai është një makinë fluturuese, do t’ju njoftoj unë, në rregull?

Ylber Ramadani mund t’i bashkohet Leçes për të qenë pjesë e Serisë A në sezonin e ardhshëm. Në ndeshjen e fundit miqësore të Aberden kundër Charlton, mesfushori shqiptar nuk luajti për asnjë minutë. Ai shkoi te tifozët e klubit dhe i hodhi fanellën.

Ky gjest u mor si një sinjal lamtumire nga ana e mediave, teksa pyetën edhe trajnerin Barry Robson në lidhje me këtë çështje. “Ka gjithmonë shumë zëra rreth lojtarëve tanë, por derisa të ndodhë diçka duhet të presim, asgjë nuk po ndodh tani. Do t’ju njoftoj kur të ndodhë ndonjë gjë me Ramadanin. Në rregull? Ai është një makinë fluturuese dhe ne e lam pak pushim, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Livingston”, tha trajneri i Aberdeen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *