Ylber Ramadani debuton në ndeshje zyrtare, merr menjëherë vendin e titullarit te Lecce

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ylber Ramadani do të luajë sot ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Lecce-s. Mesfushori shqiptar ka marrë menjëherë vendin e titullarit në skuadër. Trajneri duket i bindur me formën e tij fizike dhe i ka besuar një vend në 11-she në përballjen e sotme kundër Como-s, e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Italisë.

Ramadani me shumë ngjasa do të ketë minuta të shumta në këmbët e tij këtë sezon, duke qenë një alternativë e rëndësishme edhe për Kombëtaren shqiptare, e cila ka dy ndeshje mjaft delikate në muajin shtator./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *