Ëndrra angleze rezulton një abonim me stolin, Strakosha mbetet portieri i dytë edhe pas largimit të titullarit të Brentfordit

Tomas Strakosha u largua pas një kohe të gjatë nga Lacio për të ndjekur ëndrrën e tij të fëmijërisë, që të luante në Premier Ligë. Por ëndrra angleze nuk ka shkuar aspak si duhet, teksa edhe ky sezon pritet ta kalojë në stol.

Kur mendohej se largimi i titullarit Raja drejt Arsenalit do të hapte rrugën për Tomas Strakoshën, Brentfordi kryen transferimin e Flekenit. Ky i fundit ka marrë vendin e titullarit te klubi anglez, duke lënë sërish në stol Tomas Strakoshën në përballjen e sotme kundër Totenhemit. Mbetet për t’u parë, nëse trajneri do t’i japë më tepër hapësira përgjatë sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online