Në futbollin e sotëm jemi mësuar tashmë që të ketë shpenzime kolosale për blerjen e lojtarëve, apo për pagesën e tyre vjetore. Kina është një nga vendet që ka investuar shumë në lidhje me futbollin, teksa ka shpenzuar miliona euro për të sjellë në kampionatin vendas, lojtarë që kanë bërë bujë në Evropë.
Hulk, Pato, Paulinjo, Oskar, Taliska,Karrasko, Gatian, Graciano Pele, Tardeli, Eder apo dhe Aleks Tekseira e shumë e shumë të tjerë kanë zgjedhur Kinën për të vazhduar karrierën e tyre. Niveli i këtyre lojtarëve ëshë i lartë në krahasim me futbollin që luhet në Kinë, por gjithsesi në përfundim të kampionatit vihet re diçka e veçantë.
Wu Lei, është futbollisti që ka shënuar më shumë gola dhe ai që u kurorëzua si golashënuesi më i mirë i Superligës kineze. Plot 27 gola të shënuar për lojtarin e Shangai SIPG, ekip ku luan Hulk dhe Oskar, të cilët u shpallën kampion për herë të parë në histori. 26-vjeçari luan prej 12 vitesh me kampionët e Shangait, që nga viti 2006.