Yjet e Serisë A, në fushë me bojë në fytyrë

Yjet e Serisë A do të zbresin të gjithë në fushë, me bojë të kuq në fytyrë gjatë kësaj fundjave. Një mënyrë solidarizimi, për të mbështetur fushatën e Kombeve të Bashkuara, kundër dhunës ndaj femrave.

Në të gjitha ndeshjet që do të luhen, duke përfshirë edhe Juventus-Spal dhe Lacio-Milan. Lojtarë si Kristiano Ronaldo dhe Paulo Dibala, por edhe arbitrat, do të kenë një shenjë të kuqe në fytyrë.

Iniciativa është një bashkëpunim me “WeWorld Onlus”, një organizatë e cila ka mbrojtur të drejtat e femrave në të gjithë botën gjatë 20 viteve të fundit. Skuadrat do të shoqërohen në fushë nga disa vajza, të cilat do të mbajë veshur bluzat e fushatës.

Gjithçka në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Dhunës ndaj Femrave”, e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara. Kjo është hera e dytë që Seria A i bashkohet kësaj iniciative, pas lëvizjes së realizuar gjatë prillit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *