Xhovinko realizon ëndrrën, Toronto kampion Amerike

0

Titulli kampion në futboll në Amerikë shkon në… Kanada! Është Toronto FC kampioni i ri në MLS, aty ku përveç klubeve amerikane lejohen të marrin pjesë edhe klubet më të pasur të Kanadasë.

Në finalen e madhe u ndeshën Toronto e Siatëll, në një sfidë që shihte si favorite skuadrën e Sebastian Xhovinkos, i cili pak kohë më parë tha se misioni i tij amerikan do të konsiderohej i kompletuar vetëm nëse fitonte titullin.

U tha, u bë: Toronto triumfoi 2-0, me gola nga Altidor në minutën e 67-të dhe Vazkez në minutën e 94-t, në një finale të dominuar nga Toronto.

Një ditë historike, sepse Toronto bëhet klubi i parë në MKS që realizon tripletën: Kupën e Amerikës, kampionatin kanadez dhe MLS-në.

Një triumf i merituar gjatë gjithë sezonit, sepse Toronto shkëlqeu dhe pasi kaloi Nju Jork Red Bulls dhe Kolumbus Kru në play-off, triumfoi me meritë në finalen e madhe.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.