Fakiç: Flamurtari më ka befasuar me përforcimin e fundit

Drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç, ka folur gjerësisht sot në lidhje direkte me Zona Gol në Supersport, duke u ndalur në tema të ndryshme. Fakiç foli për aventurën e tij te Skënderbeu: “Para se të vija e dija që ishte skuadër shumë e suksesshme, me në krye Takajn, i cili në vitet e fundit ka bërë një mrekulli në futbollin shqiptar. Ia di për faleminderit se më dha këtë rast të tregoj kualitetin, njohurinë time në futboll, të gjithë që kisha për t’i dhënë futbollit. Më vjen mirë që vlerësohet puna ime. Mund të them se tani jam këshilltar i parë i Takajt, dhe çdo gjë, analiza, blerje, shitje, jam prezent për shumë gjëra”.

Transferimi më i mirë? “Nëse flasim për Skënderbeun, është transferimi i parë që është më i bujshmi dhe me vlerë për ne, se ishte hapja e punës time produktive te Skënderbeu. Bëhet fjalë për Piter Olajinkën, më ka lënë përshtypje dhe është transferimi më i pëlqyeshëm te Skënderbeu”.

Gara për titull: “Futbolli është i paparashikueshëm, duhet të jemi të përqendruar. Secili në skuadër ka dëshirë të jetë komod dhe sa më shpejt të mbyllet kampionati, se objektivi kryesor është të kthejmë titullin në Korçë. Nuk di të them një skuadër rivale, se janë ekipe si Kamza, Flamurtari e Kukësi në këto momente. Por mendoj se në këto moment Skënderbeu po tregon një lojë të bukur, një vendosje të mirë dhe një ide të qartë ku do të dalë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Ndjekësit kryesorë janë Flamurtari që po tregohet serioz, Kukësi është thuajse e njëjta skuadër, pavarësisht se na befasoi me këtë humbjen sot…”.

Merkatoja e janarit: “Ne kemi futbollistë të përshtatshëm me kërkesat europiane, me moshën dhe paraqitjen që kanë bërë në Shqipëri e Europë. Nuk mund të paralajmëroj me siguri transferime në janar. Diçka është e hapur, por Skënderbeu nuk mendon këto momente shumë për shitje, ndoshta edhe për afrime, pasi puna po ecën mirë. Kemi komoditetin e kohën për të menduar. Janarin ndoshta është më mirë ta kalojmë siç jemi”.

Shehi mendon tërheqjen nga futbolli: “Është një person i jashtëzakonshëm, që ka sakrifikuar shumë për klubin, ai që ka bërë më shumë ndeshje zyrtare. Ai duhet të ketë respekt të plotë nga e gjithë Shqipëria, se ka qenë pjesë e Kombëtares, ai ka dhënë gjithçka pozitive te klubi jonë. Nuk është rastësi asgje, rastësia nuk ekziston. Për rezultatet që ka arritur Skënderbeu, ndoshta meritë pas presidentit Takaj dhe ekipit në përgjithësi, mund të them se pjesa më e madhe i takon portierit Shehi. Unë kam shpresë që largimi i tij nuk do të ndodhë shpejt, por ne mendojmë gjithçka. Për momentin kemi porterë që japin shenja pozitive, edhe Shehi është këshilltari ynë, pasi bashkë me Bozhiqin po punojnë me Teqjan e Dajsinanin përditë dhe e dinë më së mirë çfarë na mungon apo jo. Për momentin jemi të qetë në këtë drejtim, i kemi dy. Por jemi duke menduar çdo gjë”.

Flamurtari sapo ka arritur marrëveshjen me mesfushorin maqedonas Muarem Muarem: “E njoh mirë, edhe pse ka luajtur për shumë vite në Azerbajxhan, me ekipin e Ansi Agollit. Është një lojtar shumë cilësor dhe jam realisht shumë i habitur me këtë transferim, është një goditje e shkëlqyer për Flamurtarin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online