Alberto Xhilardino e ka ndarë mendjen dhe do ta mbyllë me futbollin e luajtur. Tashmë 36 vjeç, sulmuesi, edhe pse iu bashkua Piaçenzës, italiani është menduar mirë dhe sipas “Gazetta dello Sport” Xhilardino po sheh të ndjekë rrugën e trajnimit.
Karriera e sulmuesit është përqendruar në Itali, duke luajtur edhe me një klub të madh si Milani. E nisi gjithçka nga Piaçenza dhe më pas kaloi te Verona. Dy sezone me ta dhe më pas kaloi te Parma. Plot 50 gola të shënuar në 96 ndeshje dhe më pas e bleu Milani.
Me kuqezinjtë zbriti në fushë 94 herë dhe realizoi 36 gola. Pritej më shumë. Kaloi më pas te Fiorentina, Xhenoa, Bolonja, Palermo, Empoli, Peskara dhe Specia. 273 gola në karrierë, 188 në Serinë A. Guangzhou Evergrande është ekipi i vetëm jashtë Italisë me të cilin ka luajtur Xhilardino.