Xhevahiri i Ilir Dajës do të shkruajë historinë në futbollin e Kosovës, pritet të jetë transferimi më i kushtueshëm

Ilir Daja ka arritur rezultate fantastike me Ballkanin. Dy tituj kampion radhazi të fituar dhe prezantimi në Europë është më shumë se dinjitoz. Në sezonin e shkuar kjo skuadër arriti që të kalonte në fazën e grupeve të Conference League.

Me pak fat, Ballkani mund të përsëris të njëjtin sukses edhe këtë herë. Nga ana tjetër ofertat janë të mëdha për lojtarët që janë rritur nga Ilir Daja. Media rumune “Fanatik.ro” raporton se transferimi i Albion Rrahmanit te Rapidi i Bukureshtit është çështje e mbyllur. Flitet se ky kalim do të ndodhi për 600 mijë euro, e cila do të ishte një shifër rekord në historinë e futbollit të Kosovës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online