Një episod që ka bërë shumë jehonë mbi vendimin e arbitrave në javën e pestë të Superiores, është ai te Flamurtari-Laçi që përfundoi në shifrat 3-3. Pikërisht ajo penallti e fituar dhe e shndërruar në gol nga ana e Xhevahir Sukaj, që më shumë ka qenë e fituar “me hile” nga sulmuesi i vlonjatëve, sesa e merituar.
Këtë e ka thënë edhe ish-arbitri i njohur, Lorenc Jemini te Procesi Sportiv: “Sukaj ma pohoi para emisionit se ishte një penallti e vjedhur ajo e tij ndaj Laçit. Për mua do të ishte shumë mirë që t’i kishte thënë arbitrit se nuk kishte të bëhej me një penallti. Nuk do të ndodhte për herë të parë, në Europë ka pasur shumë raste”. Në këtë moment ka reaguar me një batutë edhe Xhevahir Sukaj: “E anulojmë tani”. /Sport Ekspres/