Ekskluzive/ Analiza e Prengës: Derbi? Traditat për t’u thyer, nuk ka ekip pa shkodranë

Besnik Prenga është një nga trajnerët më kokëulur dhe shumë rezultativ shqiptar, i cili ka qenë edhe pjesë e kampionatit tonë. Por formulën e tij të suksesit e ka dërguar tek të rinjtë e Lokomotivës së Zagrebit prej disa kohësh, atje ku ka ndihmuar edhe futbollistët kuqezi.

Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Prenga ka bërë një analizë në detaje për kampionatin shqiptar në këto javë, për ta nisur që me derbin që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, por edhe për ekipet e tjera të Superiores.

Tirana mori atë që të gjithë i druheshin, humbja e parë. Si do të jetë vazhdimësia e bardhebluve në këndvështrimin tënd, duke parë gjithë presionin e tifozëve?

Them se të gjithë njerëzit me këmbë në tokë, e dinin se do të ishte test i vështirë për Tiranën. I kishte të treja rezultatet ajo përballje me Kukësin. Megjithatë nuk do të dëshiroja të përsëritej ajo që ka ndodhur në vitet e shkuara, që të lëkundet si më parë pas një humbje. Mendoj se Tirana i ka fuqitë dhe eksperiencën që të dalë nga kjo situatë sa më shpejtë.

Derbi në javën e ardhshme mes Tirana-Partizani. Kë shihni më favorit dhe si mund ta heqin bardheblutë mallkimin e Partizanit?

Duke ditur që ndeshja e radhës do të jetë ndeshje derbi, me ekipet që vijnë të ekuilibruara mund të ndodh gjithcka. Pas ndeshjes nuk mund të thuhet që dikush doli nga objektivat dhe tjetri është në objektiva. Duke parë merkaton që kanë bërë, këto dy ekipe ngelen pretendentet kryesorë bashkë me Kukësi për ta fituar kampionatin. Sa i përket pjesës së mallkimit, traditat thyhen. Të gjitha traditave u vjen fundi. Ndoshta është koha që të thyhet. Duke parë përbërjen dhe merkaton e Partizanit, duke ditur që është akoma ekipi kampion, mund të them se do të jetë e vështirë. Ky ekip shënon me shumë vështirësi gola. Tirana ndoshta nuk e ka këtë vështirësi, por mbetet për t’u punuar më tepër në prapavijë.

6 gola në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Laçit për 1 pikë. Si e keni gjykuar Laçin deri tani, ekuilibri është gjëja e fundit që mund të themi te kurbinasit. A ishin shumë 3 gola të pësuar me vlonjatët?

Ishte një ndeshje që më befasoi, që Laçi do të pësonte tre gola dhe këto me goditje standarte. Kjo ishte gjëja e fundit që mund të mendoja. Futbolli tregon se nëse nuk je i përqendruar, kjo mund të ndodhi. Laçi ka forcat dhe energjitë për t’u kthyer dhe njëherë në ekip të suksesshëm. Duke parë 15 lojtarët e rinjë në përbërje, ishte një gjë që e prisja rreth këtyre luhatjeve. Por kanë gabuar edhe të tjerët, nuk ka vend për alarm.

Po sa i përket talenteve shqiptarë, si janë në këndvështrimin tuaj?

Shqipëria ka talente, duhet të vazhdojnë punën e tyre. Secili ka momentet e veta dhe të rinjtë duhet të vazhdojnë të bëjnë stërvitje. Futbollistët shqiptar i kam ndihmuar gjithmonë. Te klubi im kam pasur shumë të tillë, djali im, Rrahmani, Grezda, Çekiçi. Në ndeshjen e fundit te Lokomotiva e Zagrebit ishin 7 lojtarë shqiptarë, mes të cilëve 4 ishin në formacion.

Skënderbeu i lavdishëm ka ikur, thonë vetë protagonistët. Atëherë, me çfarë Skënderbeu do të kemi të bëjmë?

Skënderbeu i lavdishëm nuk kthehet më, por duke parë kush e drejton si president dhe trajner, ngelet një ekip për t’u mundur, që duhet të respektohet. Ata e dinë se çfarë bëjnë dhe se çfarë duhet për t’ia dalë në kampionat. Janë në rrugën e duhur për objektivat e tyre.

Po sa i përket ekipit të Bylisit, do të jetë një surprizë e momentit apo do të vazhdojë ende?

Nuk do të bëjnë hap mbrapa. Ishin shumë konkurrues, i pashë edhe ndaj Partizanit. Goli i shënuar në minutat e fundit nuk ishte rastësi. Presidenca e ka parë prej kohësh dhe ka ndërtuar një ekip mesatar, për të mbërritur këtu.

Qardaku ishte një prej më të mirëve në atë përballje. Një tjetër prodhim i Vllaznisë, që prodhon talentin dhe e fal në një ekip tjetër në Superiore. E pakuptimtë, apo jo?

Nuk e di saktësisht Vllazninë për problemet që ka. Duke parë përbërjen e ekipeve të tjera, nuk ka një skuadër pa një lojtar shkodran. Gjithmonë e fitojnë besimin. Por ndoshta nuk i japin dorën e duhur talenteve. Rasti i Qardakut që unë jam habitur, por edhe me dy futbollistë të tjerë.

E për t’u kthyer në aspektin personal, do riktheheshe në një ekip të Superiores? Ke pasur kontakte?

Nuk kam pasur kontakte dhe nuk kam mendimin për t’u kthyer në kampionatin shqiptar. Isha dy herë, por puna këtu nuk më lejon që të jem për shumë kohë në kampionatin shqiptar. Për të ardhur për dy tre muaj në një aventurë, nuk do ia vlente. Momentalisht jam vetëm në futbollin kroat, më intereson shumë kampionati shqiptar, por jo klubet në veçanti. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online