Analiza e Redi Jupit: Kombëtarja do trajner shqiptar si Josa e Daja, nuk jemi Irani dhe Arabia

“Kombëtarja do trajner shqiptar”, të paktën njëherë e kemi menduar të gjithë një ide të tillë. Kush tjetër se një trajner shqiptar e njeh realitetin dhe mentalitetin e futbollit shqiptar. Veç Kombëtares edhe skuadrat e kapionatit shqiptar kanë afruar në drejtimin e grupit trajnerë të huaj, madje edhe të panjohur.

Në të njëtën vijë logjike ka qenë edhe Redi Jupi gjatë emisionit “Procesi Sportiv”. Ish-trajneri i Shpresave thotë se promovimi i trjanerëve shqiptarë është mënyra më e mirë për rritjen e kualitetit në futbollin shqiptar.

“Duhet t’i japim vend trajnerëve shqiptarë. Që nga moshat më të vogla e deri në ekipet elitare. Nuk po mundemi të promovojmë trajnerët tanë për jashtë vendit. Të gjithë trajnerët si Josa, Daja, Gega dhe Duro mund të ishin në drejtimin e Kombëtares. Nuk jemi as Korea, as Arabia, as Kina apo Irani që të na japin leksione për futbollin. Kemi vetëm një problem me trajnerët tanë, vetëm integritetin e tyre. Të jeni të bindur se trajnerët tanë mund të jenë shumë herë më të përgatitur se trajnerët e huaj”, ka thënë Redi Jupi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online