“Xherdan Shaqiri ishte afër Kosovës”, Gramoz Vokrri zbulon prapaskenat: Kishte frikë se humbte shumë gjëra

0

Xherdan Shaqiri kishte mundësinë që të zgjidhte Kosovën kur dardanët u krijuan dhe u pranuan nga organizmat europian me të drejta të plota. Pavarësisht se kishte luajtur me Zvicrën, Shaqiri kishte gjithë të drejtën për të luajtur me dardanët pasi ishte rast i veçantë. Po ashtu siç në fakt bëri edhe Valon Berisha që la Norvegjinë. Ndërkohë i biri i legjendës Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri, ka zbuluar prapaskenën e bisedimeve.

“Xherdan Shaqiri deri në momentin e fundit, deri një ditë para vendimit të UEFA, ka qenë shumë afër që t’i bashkohet Kosovës. Ai nuk u bashkua, sepse nuk kishim siguri nga organet e FIFA’s se a do të pranohet kërkesa e tij apo jo, nuk kishte një vendim të prerë. Rrezikonte të humbte shumë gjëra, jo vetëm vendin” tha Gramoz Vokrri sipas asaj që raporton “Periskopi”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.