Mbrojtësi anglez, Karl Xhenkinson u aktivizua nga trajneri Unai Emeri në sfidën e djeshme përballë Kardifit si zëvendësues në pjesën e dytë të sfidës. Anësori i djathtë kishte dy sezone pa luajtur një ndeshje në Premier Ligë dhe shumë tifozë të “Topçinjve”, e konsiderojnë si një parazit që vetëm merr para dhe nuk jep për skuadrën.
Xhenkinson është një nga lojtarët më të paguar te Arsenalit, pavarësisht se nuk luan thuajse fare me fanellën e skuadrës londineze. 65 mijë sterlina përfiton në javë mbrojtësi, me një rrogë që kap 3 milionë euro në sezon.
Në dy sezonet që nuk është aktivizuar, Xhenkinson ka përfituar 6 milionë paundë. Arsenali ka tentuar shpeshherë ta shesë 26-vjeçarin, por oferta për të nuk ka pasur. Duket se “Topçinjtë” do të vazhdojnë ta paguajnë mbrojtësin e djathtë deri sa kontrata e tij të përfundojë, më pas do e largojnë.