Xhejms Adeniji u shit këtë verë nga Skënderbeu dhe po bën mirë edhe në Azerbajxhan me ekipin e Gabala. Nigeriani që në Superiore ka spikatur me Laçin, por ka luajtur edhe me Bylisin dhe Tomorin, është përzgjedhur si lojtari më i mirë i muajit nëntor.
Sulmuesi ka shënuar dhe asistuar për skuadrën e tij, çka ka bërë që edhe tifozët ta vlerësojnë. Sigurisht që për këtë çmim të marrë Xhejms është shumë i lumtur. “Faleminderit Zotit për çmimin lojtari i muajit”.
“Xhejms Adeniji është futbollisti më i mirë i muajit nëntor. Goal.az publikoi një sondazh dhe ish-sulmuesi i Skënderbeut u votua më i miri i nëntorit, me 52,88% të votave”, njofton Gabala përmes faqes zyrtare.