“Xhamia është pikë referimi”, Goldi Halili flet për zhurmën e madhe të autobuzit: Nuk ka ndasi, Tirana ishte e para që mori lojtarë nga Afrika

Në momentin kur Tirana nxori autobuzin e ri ka marrë shumë jehonë dhe polemika vendosja e xhamisë si simbol. Për të folur për këtë çështje, Goldi Halili ishte e ftuar në “Shqipëria LIVE”. Mes shpjegimeve të shumta është thënë se xhamia identifikon qytetin e Tiranës dhe nga krahu tjetër i vendoset theksi faktit se te bardheblutë nuk ka ndaësi, teksa ka qenë ndër të parët klube shqiptare që kanë marrë lojtarë nga Afrika.

“Xhamia është e mbrojtur në kategorinë e parë të monumenteve dhe është pikë referimi për qytetin e Tiranës dhe aq më tepër për themelimin e klubit në vitin 1920, ne e kemi marrë parasysh si pikë referimi. Gjithashtu kemi edhe Skënderbeun, që të jemi më gjithë përfshirës dhe të përfshijmë kombin. Ne besojmë në një Zot dhe është e pamundur që të përfshijmë të gjitha foltoret e tij. Kur është themeluar Tirana, ka pasur një xhami. Mamanë time e kam ortodokse, babain e kam myslyman.

Nuk ka frymë ndasore te ne. Ne kemi qenë një nga klubet e para që kemi parë lojtarë nga Afrika dhe nga vende të ndryshme. Pse nuk themi se është hera e parë që një klub futbolli po fut frymën e përfaqësimit të indentitetit të tij? Të gjitha vijnë me një datë skadence. Të gjitha kritikat mbahen vath në vesh dhe dizenjimit mund t’i shtojmë diçka. Nga vetë natyra jam kokëfortë kur e di që jam konsultuar me njerëzit e duhur, që e njohin historikun e Tiranës në majë të gishtave. Gjithsesi pas kësaj bisede do të hap një diskutim në Instagram dhe kush dëshiron që të jap kontributin e sygjerimin e tij, do të diskutojmë për elementet shtesë”, u shpreh Halili. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online