Xhambazi: Shumë të pavërteta për Skënderbeun

Për ish-futbollistin e shquar korçar, Dhimitraq Xhambazin, ekipi i qytetit të tij nuk mund të marrë një dënim të pamerituar. Muça: UEFA i mbron kompeticionet e saj

Ish-futbollisti njohur korçar, Dhimitraq Xhambazi, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Chanel” dje në mbrëmje, ka folur për çështjen e Skënderbeut, që rrezikon një dënim shembullor nga UEFA. Kërkesa e inspektorëve është për 10 vite jashtë Kupave të Europës dhe një milion euro gjobë dhe UEFA pritet të japë vendimin e saj në të ardhmen. Ende nuk është zhvilluar seanca e parë dëgjimore për këtë çështje, por i gjithë ambienti në Korçë është i shqetësuar, sepse nuk dëshiron kurrsesi që Skënderbeu të dënohet.

Xhambazi ka theksuar se shumë fjalë janë të pabaza në gjithë këtë histori: “Kjo situatë që po përjeton Skënderbeu është edhe si rezultat i fjalëve të tepërta që janë thënë gjithë këto kohë. Nuk është mirë që të përfliten kaq shumë ndeshje, 53 ndeshje apo më shumë, që janë dy kampionate të përfolura si të trukuara nga Skënderbeu. Nuk është mirë të fliten ndeshje si ajo me Shkumbinin para shumë vitesh, që Skënderbeu e ka fituar me meritë të plotë. Nuk mund të diskutohet si ndeshje e trukuar ajo dhe ndeshje të tjera. Ka shumë gjëra të pavërteta që përfliten në kurriz të Skënderbeut. Të mbledhësh materiale nga 8 vite më përpara, të përmendësh emra politikanësh, është e çuditshme, sepse politikani ka të drejtë të vijë në stadium”.

MUÇA – Gjatë debatit në studio ka ndërhyrë edhe ish-futbollisti dhe trajneri i njohur, Shkëlqim Muça, i cili i ka mëshuar faktit se futbolli shqiptar ka shumë probleme, por në rastin e Skënderbeut UEFA ka ndërhyrë direkt, sepse kërkon të mbrojë me ngulm kompeticionet e saj: “Futbolli në Shqipëri ka shumë probleme, nuk është vetëm Skënderbeu në këtë histori. Mendoj se në rastin e Skënderbeut UEFA ka reaguar, sepse dyshon për trukim të ndeshjeve në kompeticionet e saj. Dhe këto kompeticione, që  UEFA i organizon vetë, natyrisht që i mbron me të gjitha mënyrat dhe prandaj e ka hapur hetimin dhe kërkon të marrë masa. Kjo është e gjitha. Sot në botë futbolli është një produkt, që ka një vlerë të caktuar dhe që shitet. Dhe këtë produkt, për kompeticionet e saj, UEFA e mbron me forcë”, – është shprehur specialisti i njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online