Xhakomo Vrioni është pranë debutimit me Juventisin A, ndodh sonte në mbrëmje

Lojtari shqiptar i Juventusit, Xhakomo Vrioni, rigjen përsëri veten në 21-shen e thirrur nga Sarri ne kuadër të ndeshjes ndaj Cagliarit. Kjo është një mundësi mjaft e mirë për sulmuesin e përfaqësues sonë të debutojë në fushë, pasi Juventusi tashmë është shpallur kampion.

Sarri shquhet si një trajner që shfrytëzon potencialin e të rinjve. Këtë e ka treguar edhe me mbrojtësin shkodran Elseid Hysaj, të cilin e transferoi nga Empoli tek Napoli. Momentalisht Vrioni aktivizohet tek Juventus B, e cila nuk arriti të kualifikohej në Seria B, përshkak të ndeshjes të humbur në Playoff. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *