Gruaja e mistershme! Më e fuqishmja në botën e futbollit, krahu i djathtë i Abrahmoviç dhe fjala e fundit te Chelsea

Nga Klaudio Ndreca

Marina Granovskaja, është kjo gruaja më e fuqishme dhe më me tepër ndikim në botën e futbollit. Një personazh shumë misterioz dhe që mediat dinë pak të dhëna rreth saj, për mënyrën sesi ka mbërritur dhe për fuqinë e madhe që ka në skuadër. Thuhet se te Chelsea fjala e fundit i përket shefes ekzekutive, madje as Roman Abramoviç nuk i kundërshton asgjë në vendimin e marra. Te blutë e londrës do të vinte në vitin 2010 dhe tre vite më vonë u bashkua në bordin drejtues.

Shpeshherë e shohim në stadium me elegancën dhe hijëshinë që e shoqëron, por në punë bëhet fjalë për një tjetër “fytyrë”. Një nga historitë që gjithmonë përmendet është ajo me John Terryn, kur ky i fundit po kërkonte rinovim me më shumë para, derisa Granovksaja i humbi nervat e saj: “Merre këtë kontratë ose ik”. Për të vazhduar me sjelljen e Mourinhos në stolin e bluve, pavarësisht përçarjes dhe konfliktit të madh që kishte me Abramoviç.

E quajtur ndryshe edhe si gruaja e hekur, ende nuk dihet saktësisht për mënyrën sesi 44-vjeçarja hyri në botën e futbollit dhe për besimin e verbër që ka presidenti i Chelseat ndaj saj. Miqësia e tyre daton që në 1997, ndërsa më ps do të punësohej në një kompani të naftës së Roman dhe do të vinte në futboll, për t’u bërë gruaja me më shumë ndikim në këtë sport. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online