Xhaka: Trajneri është shefi, por në fushë luajmë ne lojtarët

Taulan Xhaka ishte përgjegjës te goli i pësuar, por mesfushori tregon se përgjegjës janë lojtarët dhe jo trajneri. Për “Supersport” Xhaka u shpreh:

“Ishte një lojë shumë e dobët për të gjithë ne lojtarët. Nuk e di çfarë të them kur humbet në shtëpi 4-0”.

“Trajneri nuk luan, por ne lojtarët dhe duhet të marrim përgjegjësinë vetë. Kemi bërë ndeshje të mirë në Izrael, nuk ishim në formë Skocinë dhe tani vjen kjo humbje”.

“Kaçe më pasoi dhe u mundova të pasoj sërish, por ma morrin topin dhe shënuan. Edhe unë bëj gabime, si çdo lojtar, është diçka që mund t;i ndodhë çdokujt. Duhet të shohim ndeshjen ndaj Uellsit”.

“Do të flasim dhe do shohim gabimet. Liderët duhet ta marrin situatën ën dorë. Trajneri ka folur mirë, luajmë ne në fushë jo trajneri. Nuk ishte dita jonë dhe të shohim ndeshjen e radhës. Na duhet një fitore.

Trajneri është shefi dhe ka filozofinë e tij. Ne duhet t’i tregojmë në fushë. Gabuam ne lojtarët sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online