Wolfsburg i jep shifër të majme Kukësit që ndeshja të luhet në Gjermani, çudirat e kohës së pandemisë

Në këtë kohë të pandemisë që po jetojmë mund të dëgjojmë çudira nga më të ndryshme në botën e futbollit. E fundit vjen nga Gjermania, atje ku Wolfsburgu kërkon që të blejë të drejtën e të luajturit ndeshje në shtëpi me para. Sipas asaj që pasqyron “Panorama Sport” kjo ka ndodhur për ndeshjen me Kukësin, të cilën duhet ta zhvillojnë për turin e dytë të “Europa League”. Drejtuesit e klubit gjerman kanë ofruar 400 mijë euro që kjo përballje të zhvillohej në Gjermani, gjithashtu duke hequr udhëtimin me fjetjen.

Por kjo ofertë është hedhur poshtë nga vetë UEFA pasi kërkon që ndeshja të luhet në Shqipëri. Fundja jo më kot u hodh edhe shorti që e përcakton Kukësin si pritësen e kësaj përballje. Që në fillim zyrtarët e Wolfsburgut u shprehën disi skeptik me këtë udhëtim, pasi nuk kanë shumë njohuri për sigurinë që mund të ketë në vendin gjatë sa i përket COVID-19. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online