Një prej pretendentëve për fitimin e Grand Slamit të “Wimbledon”, Andi Mërrej, u tërhoq nga turneu i fushës me bar. Tenisti anglez nuk ia doli mbanë, pasi nuk e ka kaluar akoma dëmtimin e tij. Me keqardhje, por i detyruar, tenisti heq dorë nga turneu i shtëpisë.
“Me keqardhje po tërhiqem nga ‘Wimbledon’. Jam përmirësuar në stërvitje gjatë 10 ditëve të fundit, por pas diskutimeve të gjata me ekipin tim kemi vendosur të pushojmë dhe të mos rrezikojmë më shumë. Bëmë gjithçka që kishim në dorë dhe u përpoqëm shumë. Do të rikthehem në ‘US Open'”, – u shpreh me keqardhje tenisti para mediave.