Warriors gjejnë fitoren, Denver Nuggets në “tunel”

Golden State Warriors janë rikthyer te fitorja. Kampionët në fuqi kanë mposhtur 110-103 Atlanta Hawks. Vijon të mungojë Stephen Curry, por këtë herë Kevin Durant (29 pikë) dhe Klay Thompson (24 pikë) kanë arritur të udhëheqin skuadrën e tyre drejt triumfit.

Nisja nuk ishte shumë e mirë, pasi në gjysmën e parë të lojës miqtë ishin në epërsi. Perioda e tretë ishte më e mirë për Warriors, që arritën të përmbysnin gjithçka dhe të merrnin fitoren e 12-të sezonale.

Moment jo i mirë për Denver Nuggets, që janë mposhtur nga Houston Rockets 99-109. Disfata e pestë për ta, ndaj një ekipi si Rockets që po tenton të barazojë numrin e fitoreve me të humbjeve. Clint Capela (24 pikë), James Harden (22 pikë) dhe Chris Paul (21 pikë) bashkuan forcat dhe i dhanë fitoren e gjashtë Rockets.

Fitorja e dytë sezonale për Cleveland Cavealiers. Pa LeBron James forca e tyre është thuajse “zero”, por gjithsesi ia kanë dalë të mposhtin Charlotte Hornets me rezultatin 113-89. Jordan Clarkson me 24 pikë ishte më i miri në parket për të dyja skuadrat.

Cleveland Cavaliers-Charlotte Hornets 113-89
Golden State Warriors-Atlanta Hawks 110-103
Denver Nuggets-Houston Rockets 99-109

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *