Warriors e Bucks nuk njohin rivalë, James fiton duelin me Harden

Golden State Warriors nuk e ndalin hapin. Kampionët në fuqi mposhtën Sacramento Kings me rezultatin 125-123. Stephen Curry arriti të realizojë 36 pikë, duke qenë shënuesi më i mirë në këtë takim. Kevin Durant ishte gjithashtu në lartësinë e duhur, pasi shënoi 28 pikë. Warriors kanë edhe dy basketbollistë si Klay Thompson dhe DeMarcus Cousins, që gjithashtu shënuan një numër të konsiderueshëm pikësh: 18 dhe 17.

Fitore e rëndësishme për Los Angeles Lakers, që mundi 111-106 Houston Rockets. LeBron James (29 pikë, 6 asiste, 11 rikuperime) dhe Brandon Ingram (27 pikë, 1 asist, 13 rikuperime) ishin ata që udhëhoqën Lakers drejt triumfit. James Harden u ndal në kuotën e 30 pikëve, kurse Chris Paul shënoi vetëm 23.

Ka festuar edhe Milwaukee Bucks, që kaloi me rezultatin 98-97 Boston Celtics. Giannis Antetokounmpo ishte më i miri në parket, teksa shënoi 30 pikë, dha 6 asiste e rikuperoi 13 topa. Fitore edhe për Philadelphia 76ers, që mposhti Miami Heat me rezultatin 106-102. Brooklyn Nets nuk i ka dalë dot kundër Portland Trail Blazers. Këtë të fundit fituan 99-113.

Philadelphia 76ers-Miami Heat 106-102
Cleveland Cavaliers-Phoenix Suns 111-98
Brooklyn Nets-Portland Trail Blazers 99-113
Milwaukee Bucks-Boston Celtics 98-97
Golden State Warriors-Sacramento Kings 125-123
Los Angeles Lakers-Houston Rockets 111-106

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *