Golden State Warriors kanë bërë menjëherë kthesën pas humbjes me Dallas Mavericks. Kampionët në fuqi thyen Detroit Pistons me rezultatin 121-114. Stephen Curry ishte në parket dhe shënoi 26 pikë, dy më shumë se Klay Thompson. Milwaukee Bucks gjithashtu kanë bërë detyrën kundër Cleveland Cavaliers, duke triumfuar 127-105. Giannis Antetokounmpo shkëlqeu si zakonisht, me 26 pikë, 7 asiste dhe 10 topa të rikuperuar.
Kawhi Leonard (28 pikë, 3 asiste, 9 rikuperime) dhe Pascal Siakam (23 pikë, 5 asiste, 7 rikuperime) nuk mjaftuan për Toronto Raports, që u mundën 114-115 nga Charlotte Hornets. Indiana Pacers-Denver Nuggets ishte një nga përballjet më interesante të mbrëmjes dhe përfundoi 124-88. Bojan Bogdanovicc ishte më i miri në parket, me 35 pikë të realizuara.
Los Angeles Clippers ka bërë detyrën, duke fituar 113-124 kundër New York Knicks. Lou Williams (29 pikë), Danilo Gallinari (26 pikë) dhe Montrezl Harrell (24 pikë) ishin ata që udhëhoqën Clippers drejt triumfit. Houston Rockets nuk fal dhe këtë herë ka mposhtur New Orleans Pelicans 90-113. James Harden u ndal në shifrën e 28 pikëve.
Lebron James regjistroi “triple-double” (29 pikë, 11 asiste, 11 rikuperime) në fitoren që Los Angeles Lakers mori ndaj Sacramento Kings me rezultatin 111-106. Kyle Kuzma gjithashtu shënoi 29 pikë, në një fitore që vlen sa për statistika. Boston Celtics-San Antonio Spurs përfundoi 96-115. LaMarcus Aldridge ishte një “përbindësh”, duke shënuar 48 pikë, dhënë 6 asiste dhe rikuperuar 13 topa.
New York Knicks-Los Angeles Clippers 113-124
Milwaukee Bucks-Cleveland Cavaliers 127-105
Indiana Pacers-Denver Nuggets 124-88
Toronto Raptors-Charlotte Hornets 114-115
New Orleans Pelicans-Houston Rockets 90-113
Boston Celtics-San Antonio Spurs 96-115
Golden State Warriors-Detroit Pistons 121-114
Los Angeles Lakers-Sacramento Kings 111-106