Vulosi eleminimin pas daljes me të kuq/ Lojtari i Milanit i kërkon falje trajnerit dhe skuadrës

A.C Milan nuk arriti të kualifikohej në finalen e Kupës së Italisë, edhe pse nuk humbi asnjë nga ndeshjet përballë Juventusit. Goli i pësuar në minutën e fundit në ndeshjen e parë të gjysëm finales rezultoi fatal për kuqezinjtë, duke humbur mundësinë e vetme për të fituar një trofe.

Rasti më pikant i sfidës ishte në minutën e 17-të ku pasi Ronaldo humbi penalltinë, në po të njëjtin aksion, Ante Rebiç do të ndëshkohej me karton të kuq, pas një ndërhyrje agresive ndaj kundershtarit. Pas largimit të mesfushorit, gjithçka mbaroi për ekipin e Milanit që nuk bën as minimumin për të shënuar.

Pasi u kryqëzua nga të gjitha mediat për veprimin e gabuar, kroati ditën e sotme i ka kërkuar falje ekipit dhe trajnerit Pioli. Sipas portalit kryesor të fansave të Milanit, “Milannews.it”, Rebiç ka pranuar gabimin dhe është tejet i mërzitur që nuk ndihmoi dot ekipin për të triumfuar ndaj Juventusit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *