VIDEO/ Mertens thyen rekord dhe hyn në historinë e Napolit, ndëshkon Interin me kundërsulmin e befasishëm

Pjesa e parë mes Interit dhe Napolit është mbyllur në baraspeshë. Zikaltrit do të gjenin golin që në minutën e 30të falë Eriksen, i cili në mënyrë të pabesueshme shënon nga goditja e këndit. Megjithatë vrulli i Interit nuk zgjati deri në fund të 45 minutave të para. Një kundërsulm i befasishëm i Napolit në minutën e 41-të të ndeshjes do të sillte baraspeshën në këtë gjysmë-finale të Kupës së Italisë.

Gjithçka nisi nga këmbët e portierit Ospina, i cili nxitoi të gjente Insinjen përpara. Ky i fundit hyn mjaft mirë në zonë dhe shërben bukur për Mertens që nuk e ka të vështirë të tundë rrjetën. Një gol i veçantë ky për sulmuesin belg që tashmë hyn në historinë e Napolit me rekordin e vendosur. Numri i tij i golave me fanellën e kaltër shkon në 122, më shumë se çdo kush tjetër në të gjitha kohërat te skuadra napoletane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/analistapuntual/status/1271892621586292737

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online