Situatë absurde në Shkodër, ku pakkush e ka mendjen te futbolli i luajtur, pas agresionit ndaj trajnerit Ernest Gjoka. Vllaznia lufton për mbijetesë në Superiore, por me këto qe po ndodhin, skuadra rrezikon të demoralizohet totalisht e të shembet gjithçka.
Mesfushori Erjon Vucaj ka qenë një ndër ata që ka folur pas ngjarjes së shëmtuar që ndodhi dje, duke zbuluar detaje nga ngjarja që i rrezikoi jetën trajnerit të Vllaznisë.
“Jemi të tronditur nga çfarë ka ndodhur. Është një ngjarje shumë e rëndë. Na ka turpëruar në dhe të gjithë Shkodrën. Si mund të luajmë futboll kështu? Deri kur duhet te vazhdojë në këtë mënyrë?
“Nuk e dimë se kush e ka bërë, por kushdo që të jetë është një turp. E kemi përjetuar keq. Ishte Gilman Lika afër dhe disa njerëz që u ndodhën në atë moment të cilët e shpëtuan. Nuk e dimë ku ta kemi më parë mendjen”.