Luftëtari-Vllaznia shtyhet për të dielën

Agresioni ndaj Ernest Gjokës dje ka tronditur Shkodrën dhe natyrisht skuadra e Vllaznisë nuk mund të vijojë punën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Klubi kërkoi dje shtyrjen e ndeshjes kundër Luftëtarit, në program të shtunën, ndërsa nga Federata Shqiptare e Futbollit ka ardhur një përgjigje pozitive, të paktën pjesërisht, sepse Luftëtari-Vllaznia është spostuar me 24 orë dhe do të luhet të dielën.

Mundësia për ta shtyrë ndeshjen për një datë tjetër nuk u mor parasysh për faktin se kalendari deri në fund të sezonit është tepër i ngjeshur, me ndeshje kampionati që do të luhen edhe mesjavave.

Kështu, është bërë e nevojshme edhe shtyrja e ndeshjes Flamurtari-Luftëtari për të enjten e ardhshme. Ky është vendimi i Federatës, edhe pse nga Gjirokastra shprehen se ende nuk kanë marrë njoftim zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online