“Vuajtëm nga epërsia numerike”, Memelli pajtohet me rezultatin dhe do të dëshironte Partizanin me 11 lojtarë: Do të ishte loja më e hapur

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura sfida e sotme mes Vllaznisë dhe Partizanit. Kuqeblutë nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë faktorin fushë dhe tifozët që ishin të pranishëm në stadium për të mbështetur skuadrën. Kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore”-s kanë arritur të rezistojnë në “Loro Boriçi”, pavarësisht faktit se kanë luajtur në disavantazh numerik. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Memelli (Vllaznia): “Zhvillimi i lojës nuk na shkoi ashtu siç duhet. Duhet të kishim bërë më tepër te pjesa e minutave të mbetura. Në pjesën e dytë futëm Smajlin, megjithëse ka vetëm 48 orë që ka ardhur nga ekipi kombëtar Shpresa, ku ka luajtur mbi 100 minuta. Sulmi u rrit ndjeshëm. Provuam nga krahët, sepse qendra e Partizanit ishte shumë e fortë. Mund të kishim shënuar, ashtu siç edhe mund të kishim pësuar. Rezultati është i drejtë. Gjithmonë kemi këto vështirësi në 30 metrat e fundit kur skuadrat na mbyllen. Djemtë duhen falenderuar, sepse bënë gjithçka sot për të marrë tre pikët. Më e hapur do të ishte loja nëse Partizani do të luante me 11 lojtarë. Është e vështirë në kampionatin shqiptar kur skuadrat vendosen poshtë. Një skuadër, kur luan me një lojtar më tepër, vihet në presion, sepse duhet të fitojë patjetër. E vuajtëm presionin e epërsisë numerike.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online