“80 minuta me një lojtar më pak, por donim të fitonim”, Partizani kënaq Zekiçin: Treguam disiplinë dhe karakter

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura sfida e sotme mes Vllaznisë dhe Partizanit. Kuqeblutë nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë faktorin fushë dhe tifozët që ishin të pranishëm në stadium për të mbështetur skuadrën. Kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore”-s kanë arritur të rezistojnë në “Loro Boriçi”, pavarësisht faktit se kanë luajtur në disavantazh numerik. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Zekiç (Partizani): “Luajtëm rreth 80 minuta me një lojtar më pak. Vuajtëm pak, por nxorrëm maksimumin nga kjo ndeshje. Sot treguam karakter. Patëm shanse edhe në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim. Nëse do të arrijmë të shfrytëzojmë rastet, atëherë do të rritemi shumë. Ne donim të fitonim. I shtymë lojtarët për të shënuar. Bitsuka kishte një rast të pastër, Rrapaj goditi shtyllën, në minutat e fundit patëm sërish një rast. Por ky është futbolli. Ajo që më bën të lumtur është se ekipi tregoi disiplinë“.

Memelli (Vllaznia): “Zhvillimi i lojës nuk na shkoi ashtu siç duhet. Duhet të kishim bërë më tepër te pjesa e minutave të mbetura. Në pjesën e dytë futëm Smajlin, megjithëse ka vetëm 48 orë që ka ardhur nga ekipi kombëtar Shpresa, ku ka luajtur mbi 100 minuta. Sulmi u rrit ndjeshëm. Provuam nga krahët, sepse qendra e Partizanit ishte shumë e fortë. Mund të kishim shënuar, ashtu siç edhe mund të kishim pësuar. Rezultati është i drejtë. Gjithmonë kemi këto vështirësi në 30 metrat e fundit kur skuadrat na mbyllen. Djemtë duhen falenderuar, sepse bënë gjithçka sot për të marrë tre pikët. Më e hapur do të ishte loja nëse Partizani do të luante me 11 lojtarë. Është e vështirë në kampionatin shqiptar kur skuadrat vendosen poshtë. Një skuadër, kur luan me një lojtar më tepër, vihet në presion, sepse duhet të fitojë patjetër. E vuajtëm presionin e epërsisë numerike.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online