Zyrtare/ Klubi nga Kosova firmos me prodhimin e akademisë së Tiranës, drejtuesit: Një nga talentet më mëdha të Shqipëtisë

Andri Stafa do të vazhdojë karrierën në Kosovë. 20-vjeçari ka firmosur për tre vite me klubin e Llapit, me të cilët do të ketë mundësinë që në korrik të luajë në kualifikueset e Ligës së Konferencës. Stafa është një prodhim i akademisë së Tiranës, nga e cila vitet e fundit po dalin gjithnjë e më shumë talente.

“Mirë se vjen Andri Stafa! Talenti Andri Stafa nga Akademia e kampionit të Shqipërisë, KF Tirana, nënshkruan për 3 vite me ne! Klubi jonë, KF Llapi e përmbyll me sukses marrëveshjen me njërin nga talentët më të mëdhenj në Shqipëri, Andri Stafa.

Andri në praninë e Shefit të Shtabit Teknik, z. Tahir Batatina ka firmosur kontratë që e mban lidhur me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme. Mesfushori ofensiv, 20 vjeçar, Stafa i lindur në Tiranë, tha se arsyeja që zgjodhi Llapin para skuadrave tjera është plani afatgjatë i skuadrës si dhe hapësira për të rinjtë që u jepet nga trajneri Batatina.

Andri menjëherë nesër do t’i bashkangjitet ekipit në përgatitje dhe do të jetë përforcim shtesë për repartin e mesfushës para ndeshjeve të rëndësishme ndërkombëtare që skuadra jonë i fillon në muajin korrik”, njofton klubi i Llapit./Halit Delibashii-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online