Vrapi ndryshon “zanat”, tani përkrah Shkëmbit!

Nga fusha në… stol! Sigurisht, si ndihmës, por ky është vetëm hapi i parë për të mësuar dhe, pse jo, për ta parë sa më shpejt në Superligë, në krye të një pankine…

Për momentin, Endri Vrapi, ka mbyllur karrierën e tij si futbollist (skuadra e fundit ishte Liria në Kosovë), duke iu bashkuar ish-trajnerit të tij dhe ish-shokut të ekipit të Skënderbeu, Shkëmbi, që do të drejtojë Teutën sezonin që vjen në Superligë.

Me një postim në Instagram, ish-mbrojtësi ka zyrtarizuar tërheqjen e tij si futbollist, por jo nga… futbolli. Ai ka fituar gjashtë trofe, nga të cilat katër tituj, një Kupë Shqipërie dhe një Superkupë. 

“Përshëndetje miqtë e mi. Nga sot jam shkëputur nga futbolli I luajtur, por kam nisur një aventurë të re si zëvendës trajner I ekipit të Teutës. Dua të falënderoj stafin e ekipit që më dhanë besim për të qenë pjesë e punës së tyrë me në krye Bledi Shkëmbin, Iris Selimin dhe presidentin Edmond Hasanbelliu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online